string(102) "osmani-policet-e-rene-ne-detyre-jane-nderi-krenaria-dhe-perpjekja-per-ndertimin-e-nje-kosove-te-sigurt"

Lajme

Gazeta Express

26/07/2024 14:29

Osmani: Policët e rënë në detyrë janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt

Lajme

Gazeta Express

26/07/2024 14:29

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin e vendit, Enver Zymeri dhe të gjithë policët e rënë në detyrë.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Presidenca, Osmani ka thënë se guximi, përkushtimi dhe profesionalizmi i Zymerit dhe kolegëve të tij të rënë në detyrë ndër vite, janë shembulli i shërbimit dhe sakrificës për atdhe.

Sipas saj, ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt për të gjithë.

Trembëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymeri ra në krye të detyrës në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht.

Guximi, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij dhe kolegëve të rënë në detyrë janë shembulli i shërbimit dhe sakrificës për atdhe.

Trashëgimia e tyre është testament i ndershmërisë, qëndrueshmërisë dhe patriotizmit.

Në këtë ditë, i kujtojmë edhe të gjithë policët e rënë në krye të detyrës që nga themelimi i Policisë së Kosovës.

Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt për të gjithë”, thuhet në reagimin e presidentes Osmani.

Për nder të Ditës Memoriale të Policëve të rënë në detyrë, paradite janë kryer homazhe edhe pranë lapidarit që mban emrat e 23 policëve të rënë në kryerje të detyrës.

Policët e rënë në krye të detyrës janë Lazim Rexhepi, Danush Hasani, Hajdar Ahmeti, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Arsim Rrustolli, Ilir Llaptinca, Driton Mehana, Abedin Mustafa, Avni Kasumi, Triumf Riza, Slavisa Milovanovic, Misin Krasniqi, Enver Zymeri, Jahi Maliqi Nebih Ramadani, Shemsi Gashi, Armend Trena, Malsor Dashi, Izet Demaj, Sami Thaqi, Arben Sejdiu dhe Afrim Bunjaku.