Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në SHBA ka marrë pjesë edhe në një takim ku i pranishëm ka qenë emisari i presidentit Trump për Misione të Veçanta dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Në këtë takim kanë qenë edhe përfaqësues të shteteve të tjera të rajonit, përfshirë presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kryediplomaten shqiptare Elisa Spiropali.
Gjithashtu aty i pranishëm ka qenë edhe ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq.
Osmani s’ka publikuar ndonjë njoftim lidhur me pjesëmarrjen e saj në një takim të tillë./Express/