Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar sot takimin konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Gjatë takimit, Presidenca tha se Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, “prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se në takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit e partive politike ka propozuar datën 12 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve komunale./Express/