Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar me një postim në rrjetin e saj social “Facebook”, pas humbjes së kombëtares së Kosovës nga Turqia.
Kjo e fundit fitoi 1-0 në “Fadil Vokrri”, me një gol të shënuar në pjesën e dytë nga Kerem Akturkoglu.
Ajo tha se lojtarët në fushë na dhanë krenari dhe emocione pa fund.
“Dardanët e zemrave tona! Më afër Botërorit se kurrë, por me sukses që mbetet i gdhendur në faqet e historisë gjithsesi. Ajo që na dhanë sonte është më e madhe se një fitore: na dhanë krenari dhe emocion pa fund, por mbi të gjitha, bashkuan një komb të tërë, në Kosovë, Shqipëri e kudo që ka shqiptarë! Sonte zemrat tona rrahën si një. Përgjithmonë me ju Dardanë!”, shkruan Osmani në “Facebook”.
Pas humbjes së sotme, Kosova mbeti pa u kualifikuar në Botërorin 2026, teksa turqët shkojnë në Kupën e Botës pas 24 vitesh./GazetaExpress/