Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në organizimin e ambasadës zvicerane në Kosovë, në kuadër të Ditës Kombëtare të Zvicrës.
Në fjalën e saj, e para vendit tha se miqësia ndërmjet dy vendeve është e fortë dhe e formësuar nga vlerat e përbashkëta që ndajnë, transmeton Klankosova.tv.
‘’Miqësitë më të forta janë ato që lindin në zemër të ditëve më të vështira, të formuara nga solidariteti dhe vlerat që kemi të përbashkëta. Miqësia midis Kosovës dhe Zvicrës është pikërisht kjo’’, ka thënë ajo.
E para e vendit shprehu kënaqësinë që u bashkua në aktivitetin e organizuar nga ambasada zvicerane, në Ditën Kombëtare të Zvicrës.
Gjatë fjalimit të saj, Omani po ashtu tha se populli i Kosovës dhe ai i Zvicrës janë të lidhur ngushtë ndërmjet vete.