Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka thënë se ‘’është thellësisht shqetësuese’’ se si në rastin të cilin ajo e ka vlerësuar si ndoshta më të rëndësishmin e kësaj dekade, është caktuar për gjyqtar raportues Radomir Laban, për të cilin institucionet e sigurisë e kanë vlerësuar si rrezik për sigurinë kombëtare, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka thënë edhe se në fund, caktimi i gjyqtarit është komplet në diskrecion të kryetarit të gjykatës Kushtetuese.
‘‘Mesazhi që dua të përçoj është pikërisht mesazhi që e përçova, gjithçka që e thash deri tash është mesazhi që dua ta përçoj. E para, kjo nuk ka të bëj me vlerësime apo perceptime e mija si presidente ka të bëj me informata zyrtare që institucionet e tona të sigurisë i kanë dorëzuar para institucioneve të tjera tri herë radhazi. Nga tre drejtor të ndryshëm të institucioneve të sigurisë, njëherë në vitin 2018, nga një udhë heqje tjetër, pastaj 2021 nga një udhëheqje tjetër, pastaj në vitin 2024. Përkundër faktit që ekziston një sistem elektronik, kjo çështje e caktimit të gjyqtarit në fund është komplet në diskresion të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Për ne është thellësisht shqetësuese se si përkundër ndarjes së informatave të tilla, që institucionet e sigurisë e kanë vlerësuar si rrezik për sigurinë kombëtare, përkundër kësaj, në rastin ndoshta më të rëndësishëm të kësaj dekade që ka të bëj jo vetëm me këto institucione, por edhe ato që do të vijnë në të ardhmen, të caktohet si gjyqtar raportues gjyqtari për të cilin ekzistojnë informata të tilla’’, ka thënë ajo.
Kushtetueses, presidentja i kishte kërkuar ta shqyrtojë “konfliktin e kompetencave kushtetuese” nga moskonstituimi dhe pasojat juridike të kalimit të këtij afati, që ka thënë se mund të jenë “të pariparueshme”. /GazetaExpress
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...