Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në “Syri”, se sulmet ndaj saj janë konspiracione.
Ajo ka thënë që të shfaqen dëshmitë që ku është involvuar ajo në ndonjë lloj komploti, duke shtuar se komplote nuk ka bërë kurrë në jetën e saj.
“Komplotin e ka bërë dikush tjetër kundër meje dhe koha do ta dëshmojë këtë”, tha Osmani.
Osmani tha se sulmet ndaj saj rezultuan deri në kërcënime për pushkatim, teksa ka thënë se asnjëherë nuk e ka kushtëzuar Kurtin, madje i ka ruajtur ata.
“Ka rezultuar edhe me thirrje për pushkatim, gjë që gjuha e tillë linçuee në vitet e pasluftës në Kosovë kanë rezultuar me më të keqen”, ka thënë Osmani.
“Sa herë është sulmuar Qeveria e kam mbrojtur, kemi pasur dalime të njëjta që të mbrohet sovraniteti”, tha Osmani /Gazeta Express