Ish-ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me mospërdorimin e gjuhës maqedonase nga ana e drejtorit të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi.
Osmani ka komentuar deklaratën e kryeministrit Mickoski, i cili, sot tha se nëse Idrizi edhe njëherë nuk e përdorë gjuhën maqedonase do të shkarkohet.
““E shkarkoj nëse e përsërit edhe njëherë.”
“ Do i nxjerr përveshi.”
“Do i marrë në qeveri këta e jo ata”
Këto nuk janë thjesht fjali,
janë fjalët që do të mbahen mend si sloganet e një kohe të zezë vazaliteti, kur pushteti nuk mjaftohej ta nënshtrojë qytetarin shqiptar, por i vinte dorë edhe mbi atë që e mban drejt në këmbë dhe me kokë lart: krenarinë”, ka shkruar Osmani.