Osmani pas dekretit për shpërndarjen e Kuvendit: E di që mund të kontestohet në Gjykatë - Gazeta Express
string(86) "osmani-pas-dekretit-per-shperndarjen-e-kuvendit-e-di-qe-mund-te-kontestohet-ne-gjykate"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 9:04

Osmani pas dekretit për shpërndarjen e Kuvendit: E di që mund të kontestohet në Gjykatë

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 9:04

Presidentja Vjosa Osmani ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit pasi mbrëmë nuk arriti të zgjidhej presidenti i ri.

Ajo tha se e di që ky dekret mund t’i kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, por tha se është vendim për të cilin ndihet krenare.

“Jam plotësisht e vetëdijshme dhe e gatshme që ky dekret  mund të kontestohet në GJK dhe dua ta them hapur dhe kurrë nuk kam qenë krenare se me këtë vendim. Jam shumë me e qetë të përballem për një kontestim për veprim në mbrojtje të Kushtetutës sesa për mosveprim kur rrezikohen themelet e saj”.

Ajo tha se përgjegjësia më e madhe s’është të jesh i pëlqyer nga politika e ditës, por të jesh “në anën e Kushtetutës dhe të interesit të Republikës”.

“Shtetet serioze ndërohet mbi këtë parim: Ligji mbi të gjithë, në këtë rast Kushtetuta mbi të gjithë”.

Ajo tha se mosnxjerrja e dekretit do ta çonte në shkelje të Kushtetutës./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement