string(104) "osmani-pas-takimit-me-ramen-duke-punuar-se-bashku-mund-te-hapin-rrugen-per-nje-te-ardhme-me-te-ndritshme"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2023 14:41

Osmani pas takimit me Ramën: Duke punuar së bashku, mund të hapim rrugën për një të ardhme më të ndritshme

Lajme

Gazeta Express

04/09/2023 14:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës 2-ditore në Shqipëri, ka takuar edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Me Kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë”, shkroi Osmani në Facebook.

Ajo, ka shtuar se “Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”.

Osmani ka ndarë edhe foto nga takimi:

Pas takimit me Ramën axhenda e Osmanit në Shqipëri:

Ora 14:35-15:20 – Takim midis Kryetares së Kuvendit, SH.S.Znj. Lindita Nikolla dhe Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu

5 shtator

Ora 09:00 – 09.20 – Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave

Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin nga një deklaratë

Vendi: Presidenca e Shqipërisë

Ora 09:30-09:40 – Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkise, z. Andi Seferi dhe Komandantit te Gardes se Republikes, z. Gramos SakoNisja për në BERAT

Ora 11:15-11:30 – Takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo

Vendi: Bashkia e Beratit

11.30-11.45 – Ceremonia e dhënies së Titullit ‘’ Patron i Kalasë’’ ( Anglisht ‘’Patron of the Castle’’). Ky është një titull shumë i lartë ekskluziv,i cili i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit.NISJA PËR NE DURRËS

Ora 16.50-17.15 – Takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, zj. Emiriana Sako

Vendi: Bashkia Durrës

Ora 17.30 – Vizite ne piken doganore te Kosovës ne Portin e Durrësit