Osmani pas takimit me presidentin letonez: Ekonomia, siguria e fusha të tjera - kapituj të rinj të bashkëpunimit - Gazeta Express
string(108) "osmani-pas-takimit-me-presidentin-letonez-ekonomia-siguria-e-fusha-te-tjera-kapituj-te-rinj-te-bashkepunimit"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 13:23

Osmani pas takimit me presidentin letonez: Ekonomia, siguria e fusha të tjera – kapituj të rinj të bashkëpunimit

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 13:23

Presidentja Vjosa Osmani tha se ka pasë ‘diskutime përmbajtjesore’ dhe ‘vullnet të përbashkët për bashkëpunim të thelluar’ me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, gjatë takimit të përbashkët që patën në Riga.

Osmani tha se ka falënderuar homologun e saj për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Në takim me Presidentin e Letonisë,  Edgars Rinkēvičs e falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit dhe për zërin e fuqishëm në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike. Ekonomia, siguria e fusha të tjera të interesit të ndërsjellë janë natyrshëm kapituj të rinj të bashkëpunimit mes dy shteteve tona që mbrojnë vlera të përbashkëta”, ka shkruar ajo.

Osmani udhëtoi në Letoni direkt nga SHBA ku kishte qëndruar për vizitë zyrtare./Express/