Osmani pas takimit me Kallas e udhëheqës rajonalë: Kosova, vendi më pro-europian dhe më i sigurt në Europë - Gazeta Express
string(104) "osmani-pas-takimit-me-kallas-e-udheheqes-rajonale-kosova-vendi-me-pro-europian-dhe-me-i-sigurt-ne-europe"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 17:52

Osmani pas takimit me Kallas e udhëheqës rajonalë: Kosova, vendi më pro-europian dhe më i sigurt në Europë

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 17:52

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për takimin që pati dje me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, si dhe me disa presidentë e zyrtarë rajonalë.

Ajo tha se Kosova është vendi më pro-europian dhe më i sigurt i Europës dhe se do të vazhdojë rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

“Dje, në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor. Kosova, vendi më pro-evropian e më i sigurt në Evropë, do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE, në linjëzim të plotë me politikat e BE-së”.

Osmani po qëndron në Nju Jork të SHBA-së ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së./Express/