Osmani: Paraqita në Kushtetuese edhe kërkesën për masë të përkohshme për pezullim të afatit 30-ditor - Gazeta Express
string(99) "osmani-paraqita-ne-kushtetuese-edhe-kerkesen-per-mase-te-perkohshme-per-pezullim-te-afatit-30-ditor"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 16:35

Osmani: Paraqita në Kushtetuese edhe kërkesën për masë të përkohshme për pezullim të afatit 30-ditor

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 16:35

Presidentja Vjosa Osmani tha se ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për “të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuara nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës”.

Krahas kësaj kërkese, Osmani bëri të ditur se në Kushtetuese ka dorëzuar edhe kërkesën për masë të përkohshme për pezullim të afatit 30-ditor që Kushtetuesja ua dha si afat deputetëve për konstituim të Kuvendit.

Osmani tha se përmes kësaj kërkese synon që të shmangë një skenar ku institucionet krijohen në mënyrë kundërkushtetuese pas afatit.

“Bashkë me këtë kërkesë kemi paraqitur edhe kërkesën për masë të përkohshme për pezullim të rrjedhjes së afatit prej 30-ditësh. Kërkesa për masë të përkohshme është mundësi që të shmanget futja e institucioneve në një bllokadë pafund dhe hyrja në një situatë ku institucionet do të mund të krijoheshin në një mënyrë kundërkushtetuese dhe do të ishin të pasafatshme. Kërkesa pra bëhet me qëllim që të parandalohet dëmi i pariparueshëm dhe të mbrohet interesi publik  – dy kritere këto që duhet të plotësohen për çdo masë të përkohshme”.

Osmani tha se derisa Kuvendi vazhdon të mos konstituohet, Qeveria vazhdon të funksionojë me kompetenca të kufizuara teksa tha se edhe institucionet kyçe, përfshirë edhe Presidencën, nuk mund të ushtrojnë kompetencat për shkak të Kuvendit./Express/