Osmani: Nuk bashkëpunojmë me PAN-in për ta shkarkuar Konjufcën - Gazeta Express
string(61) "osmani-nuk-bashkepunojme-me-pan-in-per-ta-shkarkuar-konjufcen"

Gazeta Express

17/01/2020 12:37

Osmani: Nuk bashkëpunojmë me PAN-in për ta shkarkuar Konjufcën

Gazeta Express

17/01/2020 12:37

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të pranojnë të bëhen bashkë me PAN-in për ta shkarkuar Glauk Konjufcën nga pozita e kryetarit të Kuvendit.

Përveç kësaj, ajo ka thënë se LDK-ja nuk do të marrë ndonjë iniciativë për ta shkarkuar Konjufcën nga pozita e të parit të Kuvendit.

Lexo Edhe:

Këto deklarata Osmani i ka bërë sot për gazetarët nga selia e LDK-së.

Ajo, gjithashtu, ka potencuar se është optimiste në arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen për koalicion qeverisës.

Dje Vetëvendosja përmes një zarfi ka refuzuar propozimin e LDK-së që t’ia kthejnë kryeparlamentarin deri në zgjedhjen e presidentit nga LDK-ja dhe ndarjen e ministrive 5 me 5.

Më pas kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në një konferencë për media, ka deklaruar se këtë letër nuk e konsideron zyrtare.

Dy partitë tashmë i kanë bërë ofertat e fundit njëra-tjetrës, ndërkohë situata është bllokuar dhe nuk ka asnjë deklarim për pranim apo refuzim të ofertave.

Në anën tjetër presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar lëvizje në rast se situata vazhdon të mbetet e bllokuar, derisa nga VV-ja kanë thënë se do ta dërgojnë emrin e mandatarit pa vonesa. /GazetaExpress/