Osmani njofton: E kam caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë, i uroj suksese - Gazeta Express
string(89) "osmani-njofton-e-kam-caktuar-albin-kurtin-mandatar-per-formimin-e-qeverise-i-uroj-suksese"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 20:16

Osmani njofton: E kam caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë, i uroj suksese

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 20:16

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë, duke i uruar suksese në udhëheqjen e qeverisë së re.

“Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara!”.

Kuvendi i Kosovës pritet që sërish pas pak të mblidhet për seancën për formimin e qeverisë së re.

Në seancën e parë të legjislaturës së re ka përfunduar konstituimi i Kuvendit me votimin e Albulena Haxhiut kryetare dhe pesë nënkryetarëve të tjerë, përfshirë edhe Sllavko Simiqin nga Lista Srpska./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement