Osmani: Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, la pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie - Gazeta Express
string(118) "osmani-nene-tereza-i-dha-ze-te-varferve-te-semureve-dhe-te-harruarve-la-pas-nje-trashegimi-te-pakrahasueshme-bamiresie"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 11:27

Osmani: Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, la pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 11:27

Presidentja Vjosa Osmani tha se Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi.

Osmani ka përkujtuar rolin e Nënë Terezës me rastin e nëntëvjetorit të Shenjtërimit të saj.

“Nga fshati i vogël i Letnicës, ku dëgjoi thirrjen hyjnore, në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan dhe pastaj në çdo anë të botës, Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi. Rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz. Veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit, prandaj trashëgimia e saj është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si dhe ta ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më paqësore”, ka shkruar ajo.

Më 5 shtator shënohet shenjtërimi i Nënës Terezë, por edhe përvjetori i vdekjes së saj në vitin 1997.