Osmani në Washington, takohet me senatorin republikan - detaje për temat që diskutuan - Gazeta Express
string(82) "osmani-ne-washington-takohet-me-senatorin-republikan-detaje-per-temat-qe-diskutuan"

Lajme

Gazeta Express

12/12/2024 15:55

Osmani në Washington, takohet me senatorin republikan – detaje për temat që diskutuan

Lajme

Gazeta Express

12/12/2024 15:55

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me senatorin republikan Thom Tillis në Washington D.C ku po qëndron për takime në Senat e në Dhomën e Pëfaqësuesve.

Osmani ka thënë se me Tillis kanë folur për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e bashkëpuniit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon, raporton Express.

Lexo Edhe:

“Paqja dhe siguria e qëndrueshme janë  parakusht për prosperitet e zhvillim. SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

Osmani do ta vazhdojë vizitën më pas në Rhode Island, ku do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor të ‘United States Naval War College’.