Osmani në Vjenë: Vuçiq të vendosë së paku lule në Batajnicë, aty ku u gjetën gra e fëmijë të vrarë nga regjimi serb - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 13:38

Me i fundit

Osmani në Vjenë: Vuçiq të vendosë së paku lule në Batajnicë, aty ku u gjetën gra e fëmijë të vrarë nga regjimi serb

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 13:38

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media pas takimit në Vjenë me homologun Van der Bellen ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq që së paku të vendosë një lule në Bajtanicë, ku ndodhet një varrezë masive me trupat e fëmijëve dhe grave të vrarë nga regjimi serb gjatë luftës së vitit 1999.

Osmani tha se Serbia ka zhvilluar luftë të tmerrshme në Kosovë kundër civilëve të pafajshëm dhe nga ajo luftë ka pasur mbi 13 mijë civilë të vrarë, rreth 20 mijë gra të dhunuar nga forcat serbe dhe theksoi se nuk asnjë rast të drejtësisë për këto krime.

“…Numrin më të madh të fëmijëve të vrarë nëse krahasohet me numrin e popullatës krahasuar me shtetet e rajonit dhe ka akoma mbi 1600 persona të zhdukur. Për këto krime akoma nuk ka drejtësi dhe akoma nuk ka kërkim falje nga Serbia dhe për fat të keq nuk ka akoma pendesë. I bëj ftesë presidentit të Serbisë, Vuçiq që së paku ta vendosë një lule në Batajnicë, në varrezën masive ku janë gjetur qindra gra e fëmijë të vegjël që janë vrarë gjatë luftës në Kosovë”, u shpreh Presidentja Osmani.

“Ajo çka dua të them se për të pasur sukses, cilido proces,  jo vetëm ndërmjet Kosovës e Serbisë, por historia ka dëshmuar se çdo herë ku ka pasur luftë e padrejtësi ajo që ka qenë parakusht për të arritur paqe të qëndrueshme ka qenë drejtësia. Ne si Kosovë kërkojmë drejtësi, jo hakmarrje… të na kthehen eshtrat e personave të pagjetur që familjet e tyre të kenë vend ku të vendosin lule”, u shpreh më tej Osmani.

Presidentja e Kosovës tha se drejtësinë e shohin si parakusht për paqe të qëndrueshme prandaj për këtë insistojmë gjatë procesit të dialogut.

“… Këtë që ju e quani zgjidhje për ne është njohje reciproke. Është e domosdoshme sepse asnjë zgjidhje tjetër përveç njohjes reciproke në kufijtë aktual të Kosovës nuk do të mund të sillte paqe të qëndrueshme në rajon”, u shpreh ajo, kur u pyet cila mund të jetë zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi.

Osmani tha se tashmë edhe Bashkimi Evropian duhet të jetë i qartë me Serbinë që nuk mund të luajë me dy karta, me atë të Rusisë dhe BE-Së.

“Serbia duhet të zgjedhë cila është rruga e saj e vërtetë”, tha ajo. /Telegrafi/