Osmani në Uashington për "Bordin e Paqes", Kadaj-Bujupi: Ka konsensues mes Qeverisë dhe Presidencës - Gazeta Express
string(95) "osmani-ne-uashington-per-bordin-e-paqes-kadaj-bujupi-ka-konsensues-mes-qeverise-dhe-presidences"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 21:17

Osmani në Uashington për “Bordin e Paqes”, Kadaj-Bujupi: Ka konsensues mes Qeverisë dhe Presidencës

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 21:17

Donika Kadaj-Bujupi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani është lidhur në “Pressing” të T7, pasi Osmani mori pjesë në themelimin e Bordit të Paqes në Uashington.

Kadaj-Bujupi tha se kjo tregon rritjen e kredibilitetit të Kosovës nga bashkëpunimi mes Donald Trump dhe Vjosa Osmanit.

“Deklaratat e Trump për Kosovën dhe presidenten, tregojnë që është një qartësi dhe dëshmi që rritja e besueshmërisë dhe kredibilitetit të peshës ndërkombëtare të Kosovës po ndodh me këtë bashkëpunim”, ka thënë ajo.

Ajo tha se ka konsensuse në mes Presidencës dhe Qeverisë për Bordin e Paqes

“Ka një konsensus të plotë, por edhe kryeministri Kurti dhe ministrat e linjës kanë dhënë një përkrahje për rolin aktiv që do ta ketë Kosova në Bordin e Paqes”, tha ajo. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement