Osmani në Shkodër: Shpresoj që menjëherë pas zgjedhjeve të kemi një qeveri të fortë - Gazeta Express
string(82) "osmani-ne-shkoder-shpresoj-qe-menjehere-pas-zgjedhjeve-te-kemi-nje-qeveri-te-forte"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 18:18

Osmani në Shkodër: Shpresoj që menjëherë pas zgjedhjeve të kemi një qeveri të fortë

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 18:18

Presidentja Vjosa Osmani tha se përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë proces i zakonshëm për çdo vend demokratik dhe se Kosova ka një demokraci elektorale “jashtëzakonisht të fortë”.

Ajo u shpreh e bindur se edhe këto zgjedhje do të zhvillohen pa probleme dhe shpreson se vendi duhet të formojë qeverinë menjëherë pas zgjedhjeve.

Sa i përket festave, Osmani theksoi se ato mbeten të paprekura nga zhvillimet politike.

“Festat e nëntorit janë të veçanta, pavarësisht situatave politike. Përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme janë normale në një vend demokratik. Kosova ka demokraci elektorale jashtëzakonisht të fortë dhe besoj se edhe këto zgjedhje do të shkojnë mirë. Shpresa ime është që menjëherë pas zgjedhjeve të kemi një qeveri. Natyrisht, kjo nuk e ndal festën e 28 nëntorit”, deklaroi Presidentja gjatë vizitës së saj në Shkodër.

Presidentja Osmani foli edhe për vlerën e festës së 28 nëntorit.

“Është një festë e katërfishtë, përveç ditës së flamurit, pavarësia e Shqipërisë, është edhe ditëlindja e Adem Jasharit dhe dalja e parë e UK-së. Sot është Dita e Forcës, dita e ushtrisë sonë, e cila po na bën krenarë çdo ditë. Kosova dhe Shqipëria po qëndrojnë të forta dhe drejte në rrugën për integrimin evropian, falë aleatëve të tyre”, tha ajo.

.