Kryetari i Shkodrës, Benet Beci, ka publikuar video të pritjes së presidentes Osmani atje.
Ai ka thënë se Osmani është “një figurë shtetformuese, simbol të demokracisë dhe gruas lidere në hapësirën mbarëshqiptare”.
Beci ka njoftuar se me Osmanin kanë diskutuar për projektet që e forcojnë lidhjen Shkodër- Kosovë.
“Bashkëbiseduam për projektet që forcojnë lidhjen Shkodër–Kosovë dhe për vizionin e përbashkët të zhvillimit kulturor, turistik e ekonomik. Siç u shpreh edhe Presidentja Osmani, Shkodra ka qenë përherë një portë e hapur për vëllezërit e Kosovës dhe mbetet një pikë referimi për miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Përshëndes Presidenten Osmani për vizitën dhe vlerësimin e saj ndaj Shkodrës. Dy shtete, një komb”, ka shkruar Beci.
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...