string(75) "osmani-ne-shba-bisedon-me-shefin-e-nato-s-per-situaten-e-sigurise-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 15:53

Osmani në SHBA bisedon me shefin e NATO-s për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 15:53

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ttha se pati rastin të bisedonte me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte gjatë aktiviteteve të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me Rutte, Osmani tha se biseduan lidhur me situatën e sigurisë në vend dhe rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes.

“Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtuen e paqes dhe sigurisë në rajon”, shkroi presidentja në një postim në Facebook.

“Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, shtoi ajo.