Osmani në Prekaz: Komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari edhe sot mbeten dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara - Gazeta Express
string(119) "osmani-ne-prekaz-komandanti-adem-jashari-dhe-familja-jashari-edhe-sot-mbeten-drite-udherrefyese-per-rrugen-tone-perpara"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2025 11:42

Osmani në Prekaz: Komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari edhe sot mbeten dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara

Lajme

Gazeta Express

06/03/2025 11:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë sot për homazhe në Prekaz.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë familja Jashari nuk u thye, nuk u zmbrapsën dhe e përfaqësuan pavdekësinë.

“Sot si çdoherë, në homazhe në kompleksin memorial në Prekaz dhe në vizitë në kullën e Jasharajve te Baca Rifat! Nga plumbi i parë e deri te qëndresa heroike e marsit 1998, komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari nuk u thyen, nuk u zmbrapsën, por përqafuan pavdekësinë. Ata edhe sot mbeten dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara.  Në kohët më të errëta, ata ndezën dritën e shpresës. Në sfidat më të mëdha, ata gjetën forcën për të ecur përpara. Në momentet kur liria dhe e ardhmja e Kosovës u vunë në pikëpyetje, ata u bënë përgjigjja, u bënë mburoja dhe zemra e këtij vendi. Lavdi Familjes Jashari! Lavdi të gjithë heronjve të UÇK-së!”