Osmani në një linjë me LVV-në: Kuvendi s'mund të bllokohet për një nënkryetar, Kryesia ka kuorum - Gazeta Express
string(93) "osmani-ne-nje-linje-me-lvv-ne-kuvendi-smund-te-bllokohet-per-nje-nenkryetar-kryesia-ka-kuorum"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 12:23

Osmani në një linjë me LVV-në: Kuvendi s’mund të bllokohet për një nënkryetar, Kryesia ka kuorum

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 12:23

Presidentja Vjosa Osmani tha se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës “komentet lidhur me rastin më të fundit të dorëzuar nga deptuetët e Listës Serbe dhe deputetët tjerë”.

Osmani tha në një konferencë për media se “bllokimi i konstituimit të Kuvendit” për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari nga komuniteti serb “do ta cenonte në mënyrë serioze, jo vetëm funksionalitetin institucional, por edhe themelet dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar Republika jonë”.

“Në kushtet kur bllokohet konstituimi i Kuvendit për një nënkryetar të vetëm, përkundër faktit që kryesia ka kuorum të mjaftueshëm dhe ka kryetar, dhe deputetët kanë kryer edhe betimin e tyre të paraparë me Kushtetutë, në ato momente pamundësohet përfaqësimi legjitim i qytetarëve në institucionin më të lartë përfaqësues, e rrjedhimisht edhe ushtrimi i sovranitetit”, tha ajo.

Presidentja tha se ka mandat për “të siguruar respektim të parimit të ndarjes së pushteteve dhe për ta ruajtur sigurinë në rendin juridik dhe kushtetues”.

Osmani tha se “po synohet për një nënkryetar të bllokohet shteti në tërësi”.

“Është detyrim i gjithësecilit prej nesh që ta bllokojmë çdo synim për ta arritur qëllimin e dështimit të Republikës së Kosovës”, tha ajo.