Presidentja Vjosa Osmani ka shkuar në Letoni me ftesë të presidentit letonez Edgars Rinkēvičs.
Osmani publikoi një fotografi nga pritja atje, ndërsa e falënderoi Rinkēvičs.
“Faleminderit Presidentit Rinkēvičs për pritjen e ngrohtë dhe miqësinë e palëkundur ndaj Kosovës! 🇽🇰 🤝 🇱🇻”, shkroi ajo në Facebook.
Presidenca njoftoi dje se me Rinkēvičs, Osmani “përveç takimit tête-à-tête, do të zhvillojë takim pune me delegacionet përkatëse, si dhe do të merr pjesë në drekën e punës të shtruar nga Presidenti Rinkēvičs”.
“Pas takimeve, të dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, me ç’rast Presidentja Osmani do t’i dorëzojë Presidentit Rinkēvičs medaljen ushtarake presidenciale për Forcat Mbrojtëse të Letonisë për kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë si pjesë e KFOR-it” thuhet në njoftim.