Osmani në Kopenhagë për samitin EPC, pritet nga mbreti e mbretëresha daneze - Gazeta Express
string(74) "osmani-ne-kopenhage-per-samitin-epc-pritet-nga-mbreti-e-mbreteresha-daneze"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 23:06

Osmani në Kopenhagë për samitin EPC, pritet nga mbreti e mbretëresha daneze

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 23:06

Presidentja Vjosa Osmani po përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili të enjten mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.

Para fillimit të samitit, presidentja Osmani u prit nga Mbreti Frederiku X dhe Mbretëresha Margreth II në Pallatin Amalienborg në Kopenhagë.

“Faleminderit Lartmadhërive të Tyre, Mbretit dhe Mbretëreshës së Danimarkës, për mikpritjen e ngrohtë në Kopenhagë para fillimit të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Edicioni i shtatë i Komunitetit Politik Evropian do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga Evropa, dhe do të ketë në fokus situatën e sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Evropa më e fortë e më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale.