Osmani në Kopenhagë për Samitin e Komunitetit Politik Europian, Kosova me fusnotë në njoftimin e BE'së për ngjarjen - Gazeta Express
string(115) "osmani-ne-kopenhage-per-samitin-e-komunitetit-politik-europian-kosova-me-fusnote-ne-njoftimin-e-bese-per-ngjarjen-1"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 9:37

Osmani në Kopenhagë për Samitin e Komunitetit Politik Europian, Kosova me fusnotë në njoftimin e BE’së për ngjarjen

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 9:37

Liderë europianë, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohen sot në Kopenhagë të Danimarkës për samitin e shtatë të Komunitetit Politik Europian.

Bashkimi Europian ia ka vendosur Kosovës një fusnotë, ndërsa ka publikuar agjendën e samitit duke përmendur vendet pjesëmarrëse.

Takimi i shtatë i Komunitetit Politik Europian do t’i mbledhë së bashku liderë nga i gjithë kontinenti në Kopenhagë.

Liderët, siç njoftohet, do të përqendrohen në mënyrën se si të forcohet Ukraina, situatën e përgjithshme të sigurisë në Europë dhe si të bëhet Europa më e fortë dhe më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale.

Seancës plenare do të pasojet nga disa diskutime në tryeza të rrumbullakëta, të përqendruara në aspekte të ndryshme të situatës së sigurisë në Europë, përfshirë: kërcënimet tradicionale dhe hibride, sigurinë ekonomike e migracionin.

“BE-ja do të përfaqësohet nga António Costa, Presidenti i Këshillit Europian, i cili do të kryesojë takimin bashkë me Mette Frederiksen, Kryeministren e Danimarkës”, thuhet në agjendë.