string(97) "osmani-ne-dayton-te-shbase-me-ndihmen-e-aleateve-po-i-forcojme-themelet-e-nje-rajoni-me-te-sigurt"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 22:34

Osmani në Dayton të SHBA’së: Me ndihmën e aleatëve po i forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 22:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Ajo ka thënë se reformat tona dhe investimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë po e pozicionojnë Kosovën si partnere mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe sigurisë.

Ajo a shkruar në Facebook se me mbështetjen e aleatëve strategjikë, do forcojnë themelet e një rajoni të sigurt.

“Në vazhdën e aktiviteteve në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në SHBA, sot pata nderin të jem folëse në panelin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Reformat tona dhe investimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë po e pozicionojnë Kosovën si partnere mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe sigurisë.  Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe aleatëve të tjerë, po forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Gazeta Express