Osmani në Berlin dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave ish-ministrin Roth - Gazeta Express
string(81) "osmani-ne-berlin-dekoron-me-medaljen-presidenciale-te-meritave-ish-ministrin-roth"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2025 21:04

Osmani në Berlin dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave ish-ministrin Roth

Lajme

Gazeta Express

17/03/2025 21:04

Presidentja Vjosa Osmani, njofton se sonte në Berlin ka dekoruar Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave—një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës.

“Suksesi i Kosovës ka qenë gjithmonë më i fortë falë miqve që qëndrojnë pranë nesh—atyre që besojnë në demokraci, liri dhe në vendin tonë të merituar në familjen evropiane. Për mbrojtje të këtyre vlerave, Michael Roth, kryetar aktual i komisionit për punë të jashtme në Bundestagun gjerman e ish minister, punoi përgjate 27 viteve të angazhimit të tij politik”, shkruan presidentja.

Ajo falënderon Roth për përkushtimin “e palodhur në afrimin e dy vendeve tona dhe angazhimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement