Për median finlandeze “Yle”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se e sheh Kosovën si pjesë të komunitetit perëndimor në të ardhmen.
Sipas Osmanit, Kosova ka bërë më së shumti reforma në mesin e vendeve të rajonit të Ballkanit që janë parakushte për anëtarësim në BE.
“Nuk e humbim kurrë shpresën. 97 për qind e qytetarëve tanë mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO. Për shembull, ka ende pesë vende brenda BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, puna për të arritur anëtarësimin në BE vazhdon. Kosova gjithmonë ka pasur një synim dhe të vetëm, e ai është anëtarësimi në komunitetin euroatlantik”, tha Osmani.
Ajo ndër të tjerash ka falënderuar Finlandën për mbështetjen solide që ka marrë gjatë dekadave.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...