Osmani me "partnerë dhe aleatë të çmuar", publikon foto nga pritja e organizuar nga Szholz në New York - Gazeta Express
string(99) "osmani-me-partnere-dhe-aleate-te-cmuar-publikon-foto-nga-pritja-e-organizuar-nga-szholz-ne-new-york"

Osmani me “partnerë dhe aleatë të çmuar”, publikon foto nga pritja e organizuar nga Szholz në New York

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 17:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga takimet në pritjen e organizuar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz në New York.

Osmani shkroi se atje ishte me partnerëve dhe “aleatëve të çmuar të Kosovës”.

Lexo Edhe:

“Mbrëmë, në pritjen e organizuar nga Kancelari Scholz, në mesin e partnerëve të shumtë e aleatëve të çmuar të Kosovës”, shkroi ajo.

Osmani udhëtoi të dielën për në New York, ku pati takime me liderë botërorë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidentja u ftua që të marrin pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.