Osmani me dy palë mesazhe, në Uashigton e kërkoi SHBA’në në tavolinën e Dialogut për sukses, në Evropë i jep përkrahje Kallasit e Sorensenit - Gazeta Express
string(137) "osmani-me-dy-pale-mesazhe-ne-uashigton-e-kerkoi-shbane-ne-tavolinen-e-dialogut-per-sukses-ne-evrope-i-jep-perkrahje-kallasit-e-sorensenit"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 15:27

Osmani me dy palë mesazhe, në Uashigton e kërkoi SHBA’në në tavolinën e Dialogut për sukses, në Evropë i jep përkrahje Kallasit e Sorensenit

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 15:27

Brenda pak ditëve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë dy deklarime kontradiktore sa i përket Bashkimit Evropian. Nga Uashingtoni, Osmani ka thënë se procesi i Dialogut i është lënë për një kohë të gjatë në dorë Brukselit dhe se duhet përfshirje më e fuqishme e SHBA-së, nëse “duam të kemi sukses”. Ndërsa sapo ka shkelur në kontinentin Evropian, Osmani ka shprehur përkrahje për Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas dhe për emisarin Peter Sorensen, duke thënë se do të punojë ngushtë me ta.

Gazeta Express

Vjosa Osmani, përgjatë këtyre viteve sa është në krye të presidencës së Republikës së Kosovës në raste të shumta ka qenë kritike ndaj Bashkimit Evropian. Gjatë tandemit Borell-Lajcak, Osmani ka akuzuar Brukselin për qasje të njëanshme në procesin e Dialogut.

Ndonëse tashmë në Bruksel është vendosur një administratë e re, me emrat e rinj si Kaja Kallas e Peter Sorensen, për Osmanin, që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të ketë sukses, duhet që SHBA të përfshihet direkt në tryezën e negociatave. Kështu ka thënë e para e shtetit gjatë një diskutimi në Johns Hopkins University në Uashington.

Osmani javën që shkoi duke e lavdëruar Trumpin si një president që kryen punë, ka thënë se në dialog duhet një rol më i fuqishëm i SHBA-së, ku amerikanët e drejtojnë procesin.

Sipas saj, dialogu i është lënë BE-së në dorë, por “Duhet një rol më i fuqishëm amerikan. Nëse duam sukses, duhet Amerika në tavolinë”.

“Në të kaluarën, shumica e këtij procesi i është lënë Bashkimit Evropian, por unë mendoj se na duhet një rol më i fuqishëm amerikan nëse duam sukses, nëse duam përparim – na duhet Amerika aty, na duhen ata në tryezë, na duhen të pranishëm, na duhen duke udhëhequr përpjekjen mbi bazën e vlerave që gjithmonë i ka mbrojtur në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë.”, ka thënë Osmani në diskutimin e bë më 10 korrik në Johns Hopkins University.

Ndonëse gjatë qëndrimit në SHBA, BE s’ia mbushte mendjen për të qenë ajo që i jep drejtim dialogut Kosovë-Serbi, Osmani pas kthimit në kontinentin e Evropës ka thënë se do të punojë ngushtë me Bashkimin Evropian dhe përfaqësuesen e lartë Kaja Kallas për paqe dhe stabilitet.

Osmani madje i është bashkuar qëndrimit përkrahës të presidentit letonez, për lidershipin Kallas-Sorensen sa i përket punës së tyre në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Ne duam të shikojmë drejt të ardhmes, dhe kjo është arsyeja pse jemi angazhuar në mënyrë konstruktive në Dialogun e drejtuar nga BE-ja, dhe i bashkohem presidentit në përkrahjen e plotë të përfaqësues së lartë Kaja Kallas dhe emisarit Sorensen. Do të punojmë ngushtë me ta, në një mënyrë që qasja jonë konstruktive kontribuon në stabilitetin e rajonit”, ka thënë Osmani sot./GazetaExpress/