string(110) "osmani-mbulohet-me-shami-teksa-ben-vizite-ne-xhamine-kombetare-te-malajzise-lutet-te-varri-i-ish-kryeministrit"

Lajme

Gazeta Express

03/05/2025 8:13

Osmani mbulohet me shami teksa bën vizitë në Xhaminë Kombëtare të Malajzisë, lutet te varri i ish-Kryeministrit

Lajme

Gazeta Express

03/05/2025 8:13

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare katër ditore në Malajzi. Osmani atje ka hapur edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës, ndërkohë që mediat e Malajzisë kanë raportuar edhe për vizitën që Osmani ka bërë në Xhaminë Kombëtare në Kuala Lumpur, shkruan Gazeta Express.

Osmani në pamjet e publikuara shihet që është mbuluar me shami dhe ka nderuar me lutje ish-kryeministrin e Malajzisë Abdullah Ahmad Badawi, që ka vdekur në prillin e këtij viti.

Osmani po qëndron në Malajzi që nga 1 maji dhe do të përfundojë vizitën e saj atje më 4 maj./Express/