Osmani: Marrëveshja e re, por Serbia mbetet ajo e vjetra – shkeli 2 marrëveshje për 24 orë - Gazeta Express
string(86) "osmani-marreveshja-e-re-por-serbia-mbetet-ajo-e-vjetra-shkeli-2-marreveshje-per-24-ore"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2023 20:47

Osmani: Marrëveshja e re, por Serbia mbetet ajo e vjetra – shkeli 2 marrëveshje për 24 orë

Lajme

Gazeta Express

24/04/2023 20:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmendur dy shkeljet e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit që Serbia i ka bërë gjatë 24 orëve të fundit.

Në një shkrim në rrjetin social Twitter, ajo ka thënë se Serbia ka mbetur ajo e njëjta, duke shtuar se ajo ka shkelur nenin 2 dhe nenin 4 të marrëveshjeve.

Ky është shkrimi i plotë i presidentes Osmani:

Në më pak se 24 orë Serbia ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit:

1. Ndërhyrja e huaj në zgjedhjet Kosovë (në kundërshtim me nenin 2)

2. Lobimi dhe votimi kundër Kosovës aplikimit të KiE (në kundërshtim me nenin 4)

Marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër.