Osmani: Majlinda e ngriti flamurin e Kosovës aty ku ne politikanët s’arritëm - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

28/02/2020 11:28

Me i fundit

Osmani: Majlinda e ngriti flamurin e Kosovës aty ku ne politikanët s’arritëm

Sport

Gazeta Express

28/02/2020 11:28

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Majlinda Kelmendin në përurimin e shtatores së saj në Pejë, ku ka thënë se xhudistja kosovare ka arritur ta ngrejë flamurin kosovar në vende ku politikanët s’kanë arritur ta bëjnë këtë asnjëherë.

Shtatorja e kampiones Olimpike kosovare, Majlinda Kelmendi, u përurua sot në vendlindjen e saj, në Pejë. Majlinda është sportistja e vetme e Kosovës me medalje olimpike. Ajo fitoi të artën në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat Olimpike RIO 2016, transmeton Gazeta Express.

“Faleminderit të gjithëve, në radhë të parë Majlindës, krenarisë të vendit tonë… edhe ju të nderuar vogëlushë e vogëlushe që keni ardhur këtu për ta parë ikonën tuaj. Sporti na ka mësuar se ne mund të rrëzohemi, por e kemi fuqinë që të ngrihemi edhe 100 herë nëse është nevoja”, ka thënë Osmani.

“Faleminderit Majlinda që u bëre frymëzim për nxënësit në shkollën tënde. Fotografia jonë është në katin e dytë të shkollës dhe ajo i mëson nxënësit të mos dorëzohen”.

“Faleminderit që lotët e tu i shndërrove në diamante të fuqishëm për Kosovën, në mënyrë që pavarësisht disfatave të mos dorëzohemi, por ta ngremë shtetin në piedestalin më të lartë”.

“Faleminderit që e ngrite flamurin tonë edhe në vendet që ne s’arritëm asnjëherë. Sporti, si kultura e disa të tjera, jap një hap para neve. Tani, kur prindërit t’i sjellin fëmijët në këtë park, ata do ta shohin këtë statujë dhe do ta marrin një shembull të mirë”. /Gazeta Express/