string(117) "osmani-lideret-politike-ta-kene-primar-interesin-e-vendit-imazhi-i-shtetit-po-demtohet-nga-mos-konstituimi-i-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 18:58

Osmani: Liderët politikë ta kenë primar interesin e vendit, imazhi i shtetit po dëmtohet nga mos-konstituimi i Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 18:58

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një paraqitje para mediave, u pyet edhe për takimin që do të ketë nesër me liderët opozitarë lidhur me mos-konstituimin e Kuvendit. Lidhur me këtë temë, ajo tha se së pari nuk mund të kemi ratifikim të marrëveshjeve si dhe me mos-konstituimin e institucioneve dëmtohet imazhi ynë edhe ndërkombëtarisht.

“Mungesa e parlamentit nënkupton mungesë ratifikimi të marrëveshjeve ndërkombëtare nga e cila kanë benefit qytetarët e Republikës së Kosovës, nuk mund të miratohen ligje kur nuk konsitituohet parlamenti. Dëmi i dytë është ai i imazhit, sa më gjatë që shkon me mos-konstituimin e institucioneve dëmtohet edhe imazhi i institucioneve dhe besueshmëria e qytetarëve në institucione dhe dëmtohet imazhi ynë ndërkombëtarisht”, tha Osmani para mediave, transmeton Gazeta Express.

Për liderët e partive politike që do të zhvillojë takim presidentja Osmani tha se shpreson që secili të angazhohet duke e vënë si parësor interesin e vendit.

“I falënderoj liderët e partive politike që janë përgjigjur pozitivisht, ky është vetëm fillimi i një serie takimesh, ne do të vazhdojmë varësish se si shkojnë diskutimet nesër. Qoftë në atë format apo të ngjashme, qoftë në takime një nga një me liderët e partive dhe si institucion i presidencës jemi në zbatim të detyrave kushtetuese”, tha Osmani para gazetarëve, transmeton Express.

“Moskonstituimi i Kuvendit e rrezikon pikërisht funksionimin kushtetues të institucioneve që është edhe arsyeja pse i kam ftuar liderët të diskutojmë rrugën përpara. Nuk do të doja të paragjykoja tani për rezultatet, shpresoj që secili të angazhdohet duke vënë si parësor interesin e vendit dhe kur kjo ndodh gjithmonë rezultatet janë pozitive. Kosova ka nevojë sa më parë për Kuvend”, u shpreh Osmani.