Osmani: Liberalizimi i vizave nuk ka pasur të votohej më 23 qershor, ishte balonë e Vuçiqit - Gazeta Express
string(89) "osmani-liberalizimi-i-vizave-nuk-ka-pasur-te-votohej-me-23-qershor-ishte-balone-e-vuciqit"

Osmani: Liberalizimi i vizave nuk ka pasur të votohej më 23 qershor, ishte balonë e Vuçiqit

Lajme

Gazeta Express

30/06/2022 23:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ishte Vuçiq ai që “fryu” balonën e liberalizimit të vizave me datën 23 qershor. Ajo ka thënë se në Samitin e BE-së asnjë vend nuk ka dalur kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, por që vendimi nuk ka pasur të merret më 23 qershor.

“Nuk ka pasur të arrihet vendimi më 23 qershor. Ishte një deklaratë e presidentit të Serbisë. E ka ditur shumë mirë ai, që nuk është në agjendë, por ai qëllimisht e gjuajti atë balonë dhe për fat të keq pastaj këtu nga shumë njerëz u krijuar pritje, të cilat kemi tentuar vazhdimisht që t’i ulim poshtë. Çka kemi arritur të bëjmë, sepse shumë njerëz po thonë se edhe në të kaluarën ka pasur përkrahje. Është Komisioni Evropian ku ka pasur përkrahje, është Parlamenti Evropian ku ka pasur përkrahje, i vetmi nivel ku nuk është diskutuar më herët ka qenë Këshilli Evropian, aty ku vendosin shtetet anëtare veç e veç. Në të kaluarën këto shtet nuk kanë qenë të bindura”, ka thënë Osmani në KTV.

Lexo Edhe:

Sipas saj, është hera e parë në nivel të Këshillit të BE-së që asnjë shtet evropian nuk ka dalë kundër liberalizimit të vizave.

“Më herët as nuk e kanë trajtuar këtë temë në atë nivel”, ka thënë Osmani.