Osmani leksione Kurtit për "idealizmin dhe realizmin" në politikë: Taktika ime më efektive, ura u hoq nga dialogu me insistimin tim - Gazeta Express
string(127) "osmani-leksione-kurtit-per-idealizmin-dhe-realizmin-ne-politike-taktika-ime-me-efektive-ura-u-hoq-nga-dialogu-me-insistimin-tim"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2024 23:33

Osmani leksione Kurtit për “idealizmin dhe realizmin” në politikë: Taktika ime më efektive, ura u hoq nga dialogu me insistimin tim

Lajme

Gazeta Express

08/09/2024 23:33

Presidentja Vjosa Osmani ka zgjedhur të flas hapur rreth raporteve me Kryeministrin Albin Kurtin gjatë një interviste të rrallë televizive. Ajo ka konfirmuar edhe me fjalët e saj se me kreun e ekzekutivit ka qasje të ndryshme rreth zhvillimeve politike në vend.

“Kemi qasje të ndryshme se si me u arrit synim të njëjtë, të gjithë jemi të gabueshëm, nuk ka njëri të pagabueshëm, nuk mund të them tani që cila qasje do të ketë më shumë sukses për Kosovën, por synimin e kemi të njëjtë”, tha ajo.

Lexo Edhe:

Por, shefja e shtetit është e bindur se taktika e saj është më efektive – në kontekst të koordinimit me aleatët për çështjen e urës dhe tema tjera.

“Kjo taktikë që po e propozoj unë është më efektive,  jo pse e di përmendësh por e bazoj në përvojën time mbi 2 dekadëshe në institucionet e Kosovës, e bazoj edhe në përvojën e shteteve. Shikoje Ukrainën në çfarë situate është, shtet me 40 milionë me gjithë ata armatim që e kanë pasë dhe prapëseprapë çdo ditë luten për ndihmë”, tha ajo.

Osmani që po angazhohet për një plan të koordinuar me aleatët tha se me insistimin e saj çështja e urës është hequr nga dialogu.

“Nuk ka insistim që kjo çështje të shkoj në dialog me Serbinë për shkak të insistimit tim të vazhdueshëm edhe me BE’ne edhe me NATO’n edhe me shtetet veç e veç që bëhet dëm i jashtëzakonshëm nëse kjo dialogohet me Serbinë. Serbia s’ka çka pyetet për këtë punë, por me aleatët tanë” tha ajo.

Osmani bëri edhe një deklaratë interesante rreth mos-gatishmërisë për t’u ulur me aleatët. Aludimi ishte në shefin e Qeverisë.

“Unë nuk e kuptoj pse gjithë ky mllef nga të qenit bashkë rreth një tavoline, a s’po kerkojmë ne me u bashku në keto tavolina euroatlantike. I kemi njerëzit këtu, të ulemi të diskutojmë. Nuk ka me qenë e lehtë, por jam e bindur që kemi me arritë një dakordim dhe një datë. Nuk ka kërkesë për ta mbajtur urën të mbyllur gjithmonë, ka kërkesë që momentin ta dakordojmë. Shumë e padrejtë po, por është në interesin tonë të mos veprojmë pa aleatët sepse çdo shkëndijë në territorin tonë” tha ajo.

Javëve të fundit derisa është diskutuar hapja e urës, qeveria e ka testuar urën si dhe ka bërë lyerjen e saj me ngjyrë përfundi saj.

Por, aleatët nuk e mbështetën qeverinë “në këtë moment”.

Presidentja bëri një elaborim interesant për këtë.

“Jeta është e padrejtë, sidomos kur nuk je mysafiri kryesor në atë dasëm, por vetëm një prej 500′ ve pra” tha ajo.

Më pas vazhdoi duke e portretuar qasjen e Kurtit në qeverisje viteve të fundit.

” …por realiteti dhe idealizmi…është mirë me qenë idealist në politikë,  por kur je në pozicion të rëndësishëm edhe e sheh që shumë gjana për vendin tën nuk munden me u arritë vet, por edhe nëse arrihen s’mundesh me i mbajt vetë”, tha ajo në Kallxo Përnime, transmeton Express.

E pyetur nëse është e mundur të ndodhë sivjet hapja e urës,  Osmani tha se “mendon se është e mundshme por varet nga zhvillime të sigurisë”.