Osmani: Lajçak nuk është President i Kosovës, ai mban kapelën e neutralit - Gazeta Express
string(71) "osmani-lajcak-nuk-eshte-president-i-kosoves-ai-mban-kapelen-e-neutralit"

Osmani: Lajçak nuk është President i Kosovës, ai mban kapelën e neutralit

Lajme

Gazeta Express

30/06/2022 23:20

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, nuk është President i Kosovës, prandaj, sipas saj, qëndrimet e ndryshme mes tyre mund të jenë normale.

Ajo ka folur për deklaratat e fundit të Lajçak dhe raportueses për Kosovën në PE, Viola von Cramon lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, të cilët përmes deklarimeve publike, kanë dhënë indikacione se do të themelohet dhe zbatohet në Kosovë, sipas marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Lexo Edhe:

Osmani ka thënë se Lajçak mban qëndrim neutral, një kapelë të cilën, ka thënë ajo, ia ka dhënë BE-ja.

“Emisari Lajçak nuk është president i Kosovës. Detyra e tij është të mbrojë qëndrimin e tij dhe siç e dini BE-ja është neutrale. Qëndrimi i zotit Lajçak… natyrisht është neutral. Pak a shumë BE-ja atë kapelë ia ka dhënë”, ka thënë ajo në një intervistë për KTV-në.

“Presidentja e Kosovës i mbron interesat e Kosovës. Mos prisni që të kemi qëndrime krejt identike”, ka shtuar ajo.

Osmani ka thënë se udhërrëfyes i saj dhe qeverisë së Kosovës është Kushtetuta e Kosovës.

“Është krejt normale që një politikan i përgjegjshëm në Kosovë t’i respektojë vendimet e Kushtetueses për marrëveshjet në Bruksel, si ky i vitit 2015. Nuk mund të shkojmë përtej atij vlerëimi të Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk e di për çka e ka fjalën Viola von Cramon.. e di që ka ide të ndryshme të cilat zyrtarë të ndryshëm ndërkobmëtarë i diskutojnë mes vete. Zyrtarët tanë, edhe unë edhe qeveria, jo që vetëm diskutojmë por edhe dakordohemi. Ne kemi vetëm një udhërrëfyes, e ai është vetëm Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo. /GazetaExpress