Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se bashkëpunimi i saj me kryeministrin Rama e presidentin Begaj është “raport institucional dhe në interes të Kosovës”.
Ajo tha se komplote s’ka bërë, por asaj i kanë bërë komplote.
Duke shtuar se “kanë gjetur gjuhën e linçimit pa asnjë argument të vetëm, unë i bëj thirrje të gjithëve nga kryeministri deri tek deputeti i fundit le t’i paraqesin faktet. Ku i keni faktet, ku i keni dëshmitë që presidentja e Republikës së Kosovës është involvuar në ndonjë lloj komploti, në ndonjë lloj skenari e aq më pak me kryeministrin Rama”, tha Osmani te gazetari Çim Peka, transmeton Gazeta Express.
“Raporti im institucional me kryeministrin është i tillë, dihen dallimet që i kemi pasur me të, akoma qëndroj në çdo milimentër në qëndrimet që i kam thënë”, shtoi Osmani.