Osmani, Kurti e Sveçla heshtin për vdekjen Agon Zejnullahut, pesë policë të arrestuar si të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” - Gazeta Express
string(123) "osmani-kurti-e-svecla-heshtin-per-vdekjen-agon-zejnullahut-pese-police-te-arrestuar-si-te-dyshuar-per-vrasje-nga-pakujdesia"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 11:20

Osmani, Kurti e Sveçla heshtin për vdekjen Agon Zejnullahut, pesë policë të arrestuar si të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 11:20

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, nuk e kanë thënë ende asnjë fjalë për ngjarjen tragjike të ndodhur në Lipjan, ku një 27 vjeçar ka vdekur në rrethana të paqarta derisa është arrestuar nga pesë zyrtarë policorë.

Te pesë zyrtarët policorë janë arrestuar dhe janë ndaluar për 48 orë. Prokuroria Themelore e Prishtinës në një përgjigje për Express ka konfirmuar se të pesë policët janë arrestuar si të dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

“E konfirmoj se janë arrestuar pesë zyrtar policor për veprën penale ”Vrasje nga pakujdesia” nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje sepse mund të dëmtojmë integritetin e hetimeve”, kanë thënë nga prokuroria në përgjigje.

27 vjeçari nga Lipjani, Agon Zejnullahu, ishte lajmëruar në polici nga disa qytetarë, nën dyshimin se në gjendje të dehur po sulmonte kalimtarët me veturën e tij në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Vëllai i të ndjerit, në një intervistë për T7 ka thënë se pasi ka parë videon e arrestimit të vëllait të tij, e bën shtetin përgjegjës për vdekjen.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja tragjike ka ndodhur rreth minutat e para të datës 7 korrik, konkretisht në orën 00:15, kur Zejnullahu dyshohet se po sulmonte me veturë kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Pas thirrjes së qytetarëve, njësitë policore kishin ndërhyrë duke e arrestuar atë. Gjatë ndërhyrjes, Agon Zejnullahu ishte prangosur nga një numër i madh policëve.

Siç Policia raporton, Zejnullahu ka vdekur në vendin e ngjarjes edher përkundër përpjekejve të ekipit mjëkësor./Express/