Osmani, Kurti e Gërvalla në SHBA, Maliqi: Më shumë për efekt propagandistik sesa diçka pozitive - Gazeta Express
string(92) "osmani-kurti-e-gervalla-ne-shba-maliqi-me-shume-per-efekt-propagandistik-sesa-dicka-pozitive"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 13:07

Osmani, Kurti e Gërvalla në SHBA, Maliqi: Më shumë për efekt propagandistik sesa diçka pozitive

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 13:07

Analisti kosovar, Agon Maliqi, ka komentur vizitën në SHBA të presidentes, Vjosa Osmani, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministres së jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, shkruan Express.

Maliqi ka thënë se këtë e sheh më shumë si një përpjekje për të përçuar mesazh brenda Kosovës, se raportet në mes të Kosovës dhe SHBA-së janë në rregull, shkruan Express. 

 “Një përpjekje për të çuar mesazh brenda Kosovës, se raportet janë në rregull”, ka thënë Maliqi në Kosova Live të T7. 

Ai tutje ka thënë se kjo vizitë ka më shumë efekt propagandistik dhe është për konsum të brendshëm, sidomos nga ana e kryeministrit.

“Më shumë për efekt propagandistik, sesa diçka pozitive. Kosova është në marrëdhenie të ngrira me SHBA dhe është për konsum të brendshëm, sidomos nga ana e kryeministrit”, është shprehur Maliqi./Express/