Osmani kujton kolonel Ahmet Krasniqin në 27 vjetorin e vrasjes - Gazeta Express
string(62) "osmani-kujton-kolonel-ahmet-krasniqin-ne-27-vjetorin-e-vrasjes"

Lajme

Gazeta Express

21/09/2025 18:18

Osmani kujton kolonel Ahmet Krasniqin në 27 vjetorin e vrasjes

Lajme

Gazeta Express

21/09/2025 18:18

Presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në 27 vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani tha se Krasniqi si ministri i parë i Mbrojtjes së Kosovës, mbetet simbol i guximit, sakrificës dhe vizionit për një Kosovë të lirë, transmeton KP.

“Ai u vra në mënyrë të pabesë, viktimë e një akti të mjerë që synonte të ndalte përpjekjet për liri. Por, edhe pse u vra koloneli, nuk u vra ëndrra për Kosovën e lirë. Trashëgimia e tij është e gjallë në çdo hap të shtetndërtimit tonë, ndërsa zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim moral dhe institucional.Qoftë i përjetshëm kujtimi për kolonel Ahmet Krasniqin!”, thuhet në komunikatë.