Osmani kujton Betejën e Loxhës: Simbol i rezistencës dhe bashkimit për të mos u kthyer kurrë në robëri - Gazeta Express
string(101) "osmani-kujton-betejen-e-loxhes-simbol-i-rezistences-dhe-bashkimit-per-te-mos-u-kthyer-kurre-ne-roberi"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 17:34

Osmani kujton Betejën e Loxhës: Simbol i rezistencës dhe bashkimit për të mos u kthyer kurrë në robëri

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 17:34

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Betejën e Loxhës në 27-vjetorin e saj.

“Sot, në 27-vjetorin e Betejës së Loxhës, kujtojmë njërën nga përballjet më të lavdishme të luftës sonë për liri. Përballë një armiku të pamëshirshëm, luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte”.

Loxha, thotë Osmani, “ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës dhe bashkimit për të mos u kthyer kurrë në robëri”. “Prej andej, thirrja për liri u përhap në gjithë Kosovën”.

“Sot, si shtet i lirë e demokratik, kemi për detyrë ta ruajmë kujtesën për të rënët dhe t’i mbrojmë vlerat për të cilat u flijuan. Liria është amaneti i tyre! I përulemi me nderim dëshmorëve të Betejës së Loxhës dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së. Lavdi e përjetshme!”.