Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka marrë pjesë në takimin e atij që njihet si Komuniteti Politik Evropian e që është mbajtur në Kopenhagë.
Osmani ka treguar se Kosova i është bashkuar Francës, Italisë dhe partnerëve të tjerë evropianë në themelimin e EDAC apo Koalicionit Evropian Kundër Drogës.
“Përmes këtij mekanizmi, do të sigurohet koordinim më i gjerë evropian në luftën kundër trafikimit dhe abuzimit me drogë. Kosova është e gatshme të japë kontributin e saj dhe ashtu siç kemi bërë deri më tani, të luftojmë këto dukuri në mënyrë efektive. Do të punojmë ngushtë me partnerët tanë, në mënyrë që Evropa të mbetet e sigurt, e bashkuar dhe e vendosur përballë kësaj sfide”, ka shkruar Osmani.