Në Kishinau të Moldavisë ka ndodhur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz dhe presidentin Francës, Emanuel Macron.
Takimi është mbajtur në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian.
Temë kryesore e takimit ka qenë situata e fundit e sigurisë në rajon e në veçanti, ajo në veri të Kosovës.
Presidentja Osmani është shoqëruar nga shefi i kabinetit, Blerim Vela dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...