string(62) "osmani-i-zberthen-te-panjohurat-e-vvse-per-seancen-konstituive"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2025 18:06

Osmani i zbërthen të” panjohurat” e VV’së për seancën konstituive

Lajme

Gazeta Express

16/04/2025 18:06

Presidentja Osmani i ka dhënë përgjigje “dilemës” së Vetëvendosjes për atë se si duhet të shkoj më tej çështja e seancës konstituive që u ndërpre të martën. Shefja e shteti tha se seanca duhet të vazhdojë brenda 48 orëve edhe pse eksponentë të VV’së pretendonin se diçka e panjohur po ndodhë në skenën politike.

Pasi Kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari e ndërpreu  atë duke thënë se do t;i kërkoj sqarime Presidentes së Kosovës, Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, mbrëmë tha se po kërkojnë interpretim nga presidentja dhe ia la asaj që ta përcaktojë nëse është “kompetente”.

“Mund të na çojë në zgjedhje të reja, mund të çojë në zëvendësimin e deputetëve që kanë votuar kundër, nuk e di unë, prandaj ne do të kërkojmë interpretimin e presidentes dhe nëse presidentja e ndjen veten kompetente në këtë çështje mund të na japë një përgjigje, nëse nuk e ndjen veten kompetente në këtë çështje mund të ndihmojmë, mund të hulumtojmë më tej se kush mund t’i ketë kompetencat për ta sqaruar. Kemi arritur në një pikë të cilës ne si Grup Parlamentar aty për aty s’kemi pasur përgjigje prandaj duhet të vazhdojmë të gjejmë zgjidhje më të mirë, më elegante dhe më efektive të mundshme”, tha ajo.

Gërvalla tha se nëse nuk është në kompetencën e Osmanit, do të diskutojnë për opsione tjera.

“Tani t’ia çojmë njëherë letrën dhe të presim reagimin e presidentes, pastaj të shohim nëse presidentja mendon që nuk është në kompetencën e saj vlerësimi atëherë me siguri do të diskutojmë edhe për opsione të tjera. Megjithatë është pak e hidhur që të shkosh ditën e parë dhe të mos arrish as të konstituosh kuvendin, të mos arrijnë deputetët të votohen edhe pse kanë marrë mandatin e tyre për të përfaqësuar qytetarin me qëllim që të kalojnë pikat më tej”, shtoi ajo.

“Është një çështje që ndodhë për herë të parë, edhe në përvojën ndërkombëtare nuk është që kemi gjetur me shpejtësi raste të tilla të ngjashme, prandaj tani do të na duhet të shohim se cila do të jetë përgjigja e presidentes edhe nëse presidentja mund të na japë përgjigje përfundimtare, nëse jo duhet të konsultohemi cila është instanca që duhet t’i drejtohemi”, tha ajo.

Kur u pyet se cili është plani pasi ta pranojnë përgjigjen nga presidentja Osmani, Gërvalla tha se “plani është që të votojmë kryetarin e kuvendit, të votojmë qeverinë dhe të vazhdojmë punët e mira që i kemi bërë këto katër vjet”.

“Nuk ka gri në mes, ose mund të riparohet dëmi i shkaktuar sot edhe vazhdojmë me procedurat të rregullta ose presidentja, ose nëse presidentja nuk ka kompetenca atëherë dikush tjetër që mbetet të diskutohet duhet të thotë fjalën e vet sepse ne si deputetë nuk kemi gjetur interpretim për tejkalimin e kësaj situate”, tha ajo.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Presidentja Osmani caktoi 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive. Kjo seancë u ndëpre pasi nuk kaloi raporti i komisionit për verifikimin e mandateve. PDK, LDK dhe AAK votuan kundër këtij raporti me arsyetimin se fillimisht duhej të vinte dorëheqja formale nga anëtarët e kabinetit qeveritar që janë zgjedhur deputetë. Kjo u kundërshtua nga koalicioni VV-GUXO- Alternativa.

LDK sot ka njoftuar se deputetët e saj nesër në ora 10:00 do të jenë në sallën e kuvendit, duke u thirrur në rregulloren që parasheh që ndërprerjet e seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë. /GazetaExpress/

*Foto ilustrim