Osmani u kërkon ministrave "distancë sociale": S'mund ta vazhdojmë seancën ndryshe - Gazeta Express

Osmani u kërkon ministrave “distancë sociale”: S’mund ta vazhdojmë seancën ndryshe

Lajme

Gazeta Express

13/07/2020 15:17

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka kritikuar ministrat e Qeverisë Hoti në seancën ku u votua për rishikimin e buxhetit, raporton Gazeta Express.

Osmani ka thënë se ministrat nuk janë duke u përmbajtur rregullave të caktuara për t’u mbrojtur nga përhapja e pandemisë.

Ajo ka thënë se nuk mund të vazhdojë seanca tjetër nëse ministrat nuk i respektojnë rregullat.

“Kërkesa për distancë vlen edhe për ministra, nuk mund ta vazhdojmë seancën nëse edhe Qeveria nuk i respekton rregullat. Ka karrige të mjaftueshme për secilin”, ka thënë Osmani. /GazetaExpress/