Osmani i jep mirënjohje Adelina Ismailit, e quan "ikonë të madhe të skenës" dhe "zë të fuqishëm artistik e shoqëror" - Gazeta Express
string(111) "osmani-i-jep-mirenjohje-adelina-ismailit-e-quan-ikone-te-madhe-te-skenes-dhe-ze-te-fuqishem-artistik-e-shoqeror"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 23:54

Osmani i jep mirënjohje Adelina Ismailit, e quan “ikonë të madhe të skenës” dhe “zë të fuqishëm artistik e shoqëror”

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 23:54

Sonte, në mbrëmjen gala të mbajtur në AMC Hall, një nga momentet më emocionuese të recitalit të Adelinë Ismailit erdhi para se të niste koncerti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dorëzuar këngëtares së njohur Mirënjohjen Presidenciale, në shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në muzikën shqiptare ndër vite.

Në fjalimin e saj, Presidentja Osmani ka çmuar thellë figurën artistike të Adelinës, duke e cilësuar si një nga ikonat më të mëdha të skenës sonë muzikore. Ajo theksoi se Adelina, e njohur gjerësisht si diva e muzikës moderne shqiptare, ka qenë frymëzim për disa gjenerata dhe një zë i fuqishëm artistik e shoqëror.

Ky moment vjen në kuadër të jubileut të madh të artistes, e cila këtë vit shënon 40 vjet karrierë – një rrugëtim që e ka bërë atë simbol të identitetit dhe emocioneve muzikore shqiptare. Në kuadër të këtij përvjetori, Adelina ka publikuar edhe mini-albumin e saj më të ri, të titulluar “Grua”, një projekt që është pritur me entuziazëm nga publiku.

Koncerti recital pritet të sjellë një performancë të veçantë, duke rikthyer këngët dhe momentet më kulmore të karrierës së saj të pasur.