Osmani i dëshpëruar për koalicionin LSDM-BESA: Partia e Kasamit po shkrihet - Gazeta Express
string(74) "osmani-i-deshperuar-per-koalicionin-lsdm-besa-partia-e-kasamit-po-shkrihet"

Osmani i dëshpëruar për koalicionin LSDM-BESA: Partia e Kasamit po shkrihet

Gazeta Express

27/02/2020 13:40

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani duke folur për Koalicionin në mes LSDM-së dhe Lëvzjes BESA tha: Ne sot duhej të uronim apo përgëzojmë koalicionin e madh të partive të vogla opozitare të cilën edhe qytetarët edhe në si parti e kemi”.

Osmani me këtë rast deklaroi se ” Ne sot jemi të dëshpëruar për faktin që ata sot nuk arritën unifikimin e tyre për shkak të interesave të vogla personale dhe grupore dhe vendimet e tyre edhe më tepër e defaktorizojnë interesin shqiptarë .

Ky ” sojuz” i njohur ndërmjet tyre ose kjo shkrirje e Besës në LSDM është në kundërshtim me interesat shqiptare për shkak se defaktorizon peshën e votës shqiptare por para së gjithash edhe rolin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Mekanizmit të Badenterit në mbrojtjen e interesave shqiptare” deklaroi Osmani, përcjell Gazeta Express nga TetovaSot.

Lexo Edhe: